E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderkombetaret, apel per pavaresine e institucioneve

Ne prag te tryezes politike nga e cila pritet t'i jepet nje zgjidhje situates ne Shqiperi, nderkombetaret forcojne thirrjet per pavaresine e institucioneve ne vend. Kryediplomatet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe dhe OSBE-se, te ftuar ne nje tryeze mbi rolin e Gjykates Kushtetuese ju referuan zgjedhjeve, si standard i rendesishem per demokracine ne vend. Sipas kryediplomatit amerikan Uithers, procesi zgjedhor vjen si koordinim i disa hallkave. "Zgjedhjet jane pjese e rendesishme e nje demokracie, ato duhet te zhvillohen ne koordinimin te plote me institucionet e mireqeverisjes, institucioneve demokratike si dhe pavaresise se nje shteti demokratik. Ne funksionimin e tyre, institucionet duhet te perballen me Kushtetuten dhe kesisoj edhe zgjedhja e anetareve te rinj te gjykates duhet te behet sipas ligjit themeltar te shtetit. Vetem keshtu mund te sigurohet pavaresia e nje prej gjykatave me me peshe ne demokracine e nje vendi", theksoi Uidhers. Kreu i OSBE-se, Bosh, i ulur ne tryeze pak minuta pas takimit me Presidentin e Republikes, Bamir Topi nenvizoi se politizimi i institucioneve eshte kyci i pavaresise ne Shqiperi. "E rendesishme per funksionimin e demokracise ne Shqiperi eshte qe te parandalohet politizimi i cdo institucioni ne vend, ne menyre te vecante per institucionet e sistemit gjyqesor dhe Gjykates Kushtetuese", u shpreh Bosh. Kryediplomatja britanike u perqendrua ne transparencen e emerimeve ne gjykate , si celesin e suksesit te nje procesi me rendesi ne Shqiperi. "Ruajtja e demokracise eshte e rendesishme ne nje vend dhe ne kete drejtim Gjykata Kushtetuese luan nje rol te rendesishem", u shpreh ambasadorja britanike. Nderkombetaret prej muajsh kane bere thirrje per reformen ne drejtesi, ligjet per te cilen kerkojne votat e opozites ne parlament, por tanime ata kerkojne perqendrim dhe vullnet edhe per perberjen e re te gjykatave me te rendesishme ne vend. Qendrimet e te huajve vijne vetem pak dite perpara perfundimeve te afatit per depozitimin e kandidaturave prane Presidentit Topi, per 6 vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese si dhe 2 vendet ne Gjykaten e Larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›