Rajoni duhet të lëvizë shpejt në procesin e integrimeve
Presidenti Sejdiu e falënderoi Aselbornin për mbështetjen që Luksemburgu i ka dhënë Republikës së Kosovës. Sejdiu tha se Luksemburgu, përkundër krizës financiare globale, gjen përkushtimin për të mbështetur vendin tonë me 50 milionë euro, si dhe mbeten të përkushtuar edhe në mbështetjen e vendit tonë në kuadër të politikave të përbashkëta të Bashkimit Evropian, të proceseve integruese dhe në procesin e shtimit të njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.
Presidenti Sejdiu dhe ministri Aselborn theksuan se i gjithë rajoni duhet të lëvizë shpejt në procesin e integrimeve, kurse vendet sovrane duhen të kenë raporte të mira ndërfqinjësore, duke çmuar vlerën e secilit vend, në kuptim të diversiteteve etnike.