Itali-Shqiperi, bashkepunim berthamor
VERONA- Ambicia e kryeministrit Berisha per ta kthyer Shqiperine ne nje superfuqi energjetike rajonale, duket se ka gjetur mbeshtetjen dhe nga pala italiane. Teksa kane zhvilluar nje konference te perbashket shtypi me ministrin italian te Ekonomise, Claudio Scajola dhe zv/ministrin, Adolfo Urso Berisha, ndertimi i nje centrali berthamor ne Shqiperi, per prodhimin e energjise elektrike, ka qene ne krye te axhendes. Kryeministri Berisha, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Itali, zhvilloi nje takim te vecante me ministrin italian te Ekonomise Claudio Scajola, ne Pallatin e Prefektures se Verones. Ne kete takim ishte i pranishem edhe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti. e takim, te dy personalitetet ndane te njejtin mendim se bashkepunimi i dy qeverive duhet te vazhdoje intensiv dhe ne fushen e energjise berthamore. Institucionet dhe agjencite perkatese te te dyja vendeve, duhet te perforcojne bashkepunimin, ne menyre qe te kthejne ne rajonal projektin e ndertimit te nje centrali berthamor, i cili do te rrise burimet e energjise se rinovueshme e do te garantoje tregun rajonal dhe ate italian, me energji ne afat te gjate. "Ambicia kryesore e vendit tim eshte te kthehemi ne nje superfuqi energjetike rajonale, qe do te thote se ne jemi te vendosur qe ne vitet e ardhshme te veme ne perdorim te gjitha burimet qe do te shnderrojne Shqiperine ne nje eksportues te madh te energjise. Ky eshte vizioni i qeverise sime dhe sipermarrjet italiane do te jene te mirepritura te kontribuojne ne kete vizion", deklaroi kryeministri shqiptar, Berisha. Nga ana e tij, dhe ministri italian, ka garantuar perfshirjen e Italise ne projektet nukleare. "Italia perfshihet ne projektet nukleare, sepse beson ne to. Dhe ashtu sic po orientohen vendet ne te gjithe boten, ajo beson se energjia e paster per te mbrojtur ambientin dhe energjia me kosto te qendrueshme ne Evropen Qendrore do te thote rikthim ne energji nukleare per prodhimin e energjise elektrike per perdorim civil. Po ndodh ne te gjitha vendet. Jane aktualisht 60 projekte ne bote ne rruge per te marre autorizimin. Italia eshte i vetmi vend i G8-es qe nuk prodhon energji elektrike nga burimet nukleare. Kemi ndermend ta prodhojme vete ate, duke rikuperuar traditen tone teknologjike dhe industriale ne bashkepunim me Francen, SHBA-ne dhe Rusine", ka qene deklarata e ministrit italian te Ekonomise Scajola. Duke ritheksuar edhe njehere rendesine e Shqiperise si partnere e rendesishme e Italise, ne ngritjen e centraleve berthamore qe prodhojne energji te rinovueshme. Kryeministri Berisha theksoi rendesine e projekteve nderkombetare te gazit qe perfshijne Shqiperine dhe Italine, si nje tjeter kusht i domosdoshem i krijimit te nje tregu te qendrueshem energjie me qender ne Shqiperi, qe shton garancite dhe pavaresine e furnizimit me energji dhe me gaz. Ketu ai permendi projektin TAP, projektin Falcone, dhe ACG. Ministri italian i Ekonomise Scajola i premtoi kryeministrit Berisha, thellimin e bashkepunimit ne projekte konkrete ne keto fusha. A.G