E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmund – Bayern, vendos për titull

Përballja e sontme ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut, mund të jetë vendimtare për titullin e kampionit në Bundesliga. Aktualisht, verdh e zinjtë kanë tri pikë më shumë se Bavarezët, prandaj përballja e tyre do të qartësojë shumëçka. Sulmuesi kryesor i kampionit aktual të Gjermanisë, Robert Lewandowski kërkon kujdes të shtuar nga dyshja kundërshtare Ribery-Robben.

“Ribery e Robben janë lojtarë të rrezikshëm, të një klasi të lartë. Ne duhet të kemi kujdes të veçantë ndaj tyre, sidomos në lojën në krahë. Nëse fitojmë ndaj Bayernit, do të ishte një hap tjetër përpara. Por, fitorja nuk na siguron titullin”, u shpreh Lewandowski.

Ndërkohë, mesfushori gjerman Toni Kroos, insiston se Bayerni është më i mirë se Dortmundi. Futbollisti bavarez beson se ekipi i tij do t’i rrëmbejë tri pikë të plota sonte.

“Mediat po i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj loje, por kjo është komplet normale. Do të jetë mjaft e tensionuar. Ajo që qon peshë është se ne jemi në super formë dhe i kemi fituar disa ndeshje rresht. Udhëtojmë drejt Dortmundit në një formë të mirë. Ne e dimë se sa të fortë janë atë. Por, ne jemi më të mirë, sa i përket kualitetit. Ne nuk po mendojmë absolutisht për humbjen. Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje”, deklaroi 22 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›