E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni afër Genoas

Genoa është në prag të transferimit të sulmuesit të Bayern Munichut, Luca Toni, ka njoftuar presidenti i klubit, Enrico Preziosi. Rossoblu kanë arritur marrëveshje me gjigantin bavarez, ndërsa tani synojnë të finalizojnë detajet e kontratës me sulmuesin italian.

“Me Tonin kemi arritur marrëveshje në parim, andaj tani duhet të diskutojmë detajet. Janë detaje të rëndësishme, por pres ta finalizojmë marrëveshjen së shpejti”, tha Preziosi për mediat italiane. Toni kaloi pjesën e dytë të sezonit si huazim te Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›