E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmundi i pandalshëm, mund Këlnin

Dortmundi vazhdon serinë e rezultateve pozitive duke fituar thellë edhe në transfertë ndaj Këlnit. Edhe pse vendësit kaluan të parët në avantazh me anë të Novakoviç (13′), kampionët në fuqi kthyen gjithçka falë golave të Piszczek (26′), Kagava (47′, 80′), Levandovski (52′), Gundogan (79′) dhe Perisiç (84′). Me këtë rezultat Dortmundi vazhdon të jetë në krye të Bundesligës me 62 pikë, pesë më shumë sesa Bajerni. Në ndeshjen tjetër të ditës së djeshme, Shtutgartit i mjaftoi një gol i shënuar nga Kakau në minutën e 58-të të pjesës së dytë ndaj Nyrenbergut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›