E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1/ Alonso triumfon mes shiut në Azi

Pavarësisht situatës jo të mirë që po kalon Ferrari, Fernando Alonso arriti të triumfojë në mënyrë spektakolare në garën e Malajzisë, duke lënë pas çdo favorit të mundshëm. Vlen për t’u theksuar se piloti spanjoll u nis nga vendi i nëntë, por falë ndihmës së skuadrës dhe strategjisë në bokse, përfitoi nga kaosi i krijuar nga reshjet e shiut dhe arriti të menaxhojë në mënyrë perfekte kryesimin. Në garën që zgjati rreth 3 orë, për shkak edhe të ndërprerjes pak pas startit, surprizë ishte jo vetëm fitorja e Alonsos, por edhe vendi i dytë për pilotin e Sauber, Sergio Perez. Vendi i tretë për Hamilton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›