Dos Santos, gati kalimi te skuadra e Totenhemit
Xhovani Dos Santos është gati të firmosë një kontratë me Totenhemin gjatë kësaj jave, sipas një deklarate të babait të lojtarit, Zizinjo. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se transferimi i meksikanit nga Barcelona do t‘i kushtojë skuadrës angleze rreth 9 milionë euro. "Asgjë nuk është finalizuar. Por është një nder i madh që një klub i rëndësishëm si Totenhemi dëshiron të firmosë me Xhovanin. Planet ambicioze të Totenhemit e kanë kënaqur Xhovanin dhe ai dëshiron të shkojë atje dhe ta ndihmojë këtë skuadër. Të largohesh nga Barcelona është një rrezik i madh, por kjo duket si zgjedhja më e mirë", tha Zizinjo.