Vieira rrezikon Euro 2008
Trajneri i kombëtares franceze, Rajmond Domenek, rigrumbulloi në skuadër mesfushorin e Milanit, Matië Flamini. Ish-lojtari i Arsenalit ishte lënë jashtë listës zyrtare me 23 futbollistë për Euro 2008, por tashmë tekniku i "Gjelave" vendosi që ta bëjë pjesë të grupit "si masë paraprake". Kjo ka ndodhur pas gjendjes jo të mirë fizike të Patrik Vieirasë, që gjatë mesjavës së kaluar pati një problem në kofshën e majtë, ndërkohë që mungoi edhe në miqësoren e së shtunës me Paraguain. Domenek ka kohë deri 24 orë përpara ndeshjes së parë të Francës në turne (e hënë, data 9 qershor), për të ndryshuar listën zyrtare të futbollistëve.