Pse na duket larg Evropiani
Mjafton vetëm një ndeshje miqësore e Kombëtares për të treguar, se pezullimi i përkohshëm nga skena evropiane, nuk ka prekur nivelin e euforisë që shpesh na shoqëron. Ajo me Poloninë u quajt një provë domethënëse për kuqezinjtë, aq sa trajneri holandez, Han, pranon pa hezitim se futbollistët iu përgjigjen qysh në "njohjen e parë". Që prezantimi i trajnerit të marrë bekimin edhe nga lart, presidenti Duka ka komentuar se "një humbje minimale në një miqësore, nuk vlen më shumë se sa shenjat që dhanë protagonistët". Dhe kur kujton deklaratën e trajnerit për lojë sulmuese dhe e krahason me atë që ndodhi, të shkon mendja se njeriu i stolit, edhe me pak njohje, ndez euforinë tonë, siç kanë bërë zakonisht paraardhësit e tij. Për të zmadhuar përmasat e një miqësoreje të radhës, tanët harruan kolektivisht faktin se Polonia për dy ditë me radhë luajti dy ndeshje miqësore! Ndërsa për të krijuar alibinë e aksidentit kujtohet si ngushëllim gafa e Dallkut në minutat e para. Ndaj me humor qarkullon një batutë mes kuqezinjve: "Edhe me Oto Bariç, Dallku ka qenë një kërcënim për portën e tij".
Shumë futbollistë të kombëtares, sidomos fytyrat e reja, shprehen se "tulipani" i stolit do të krijojë një Holandë të vogël me shpresa të mëdha. Sa herë që këmbejmë trajnerët e huaj, sikur kemi dëshirë që të spërkatemi me aromën e origjinës së tyre. Kujtoni kohën e Brigelit kur "shqiptarët luanin me shpirt gjerman" apo më pas me Bariç kur dëgjonim shprehjen se "Kroacia ime është Shqipëria". Duket sikur të gjithë trajnerët e huaj më shumë se lojën tonë, njohin dobësitë tona. Premtimet e bukura jetojnë më gjatë se sa vendi ku shkojmë në fund. Kështu nuk është për të fajësuar shumë trajnerin Ari Han, kur ende pa njohur ekipin, premton lojën sulmuese. Pikërisht më të vështirën që bëjmë në logjikën e 90-minutëshit, por kjo nuk ka shumë rëndësi për shefat tanë që ndjehen më komod me futbollin e folur. Nuk është rastësi që në këto momente dëgjojmë se po "çmendet" merkato për futbollistët shqiptarë. Dikush thotë se po shkon drejt Mançesterit, dikush andej nga Spanja, një tjetër fantazon Brazilin. Finalet e Evropianit meritonin një përjetim tjetër nga futbollistët tanë, ndaj duken sikur janë shumë larg…