E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja Basha në Gjykatën e Lartë

Dosja e ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha do të dërgohet në Gjykatën e Lartë. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se janë duke përgatitur dosjen e Bashës për ta dërguar në shkallën më të lartë të gjyqësorit. Vendimi i Prokurorisë për të dërguar dosjen në Gjykatën e Lartë vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të rrëzuar kërkesën e zgjatjes së afatit hetimor për dosjen e rrugës Durrës-Kukës. Prokuroria është shprehur se është kjo e vetmja gjykatë që mund të marrë në shqyrtim një çështje të tillë, aq më tepër që njëherë gjykata e shkallës së parë është shprehur në lidhje me hetimin. Avokati i Bashës, Zef Nika, pak ditë më parë akuzoi Prokurorinë për zvarritjen e precedurave hetimore dhe për kalimin e këtyre afateve, pa e derguar çështjen në gjykatë. Burime nga Prokuroria bënë me dijë se ky ngërç i krijuar mund ta zgjidhi vetem Gjykata e Lartë. Gjithsesi Prokuroria pritet që të dërgojë nesër dosjen në gjykatë dhe të fillojë procedurat për gjykimin e kësaj çështje përfshirë këtu edhe ministrin Lulëzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›