Dosja “Fazlliç”, lekët për Flutura Kolën i nisi pronari i “Rudnap”-it
Zbardhen detajet e transaksionit nga Zvicra të firmës “Pluto International”. Damir Fazlliç refuzoi të jepte shpjegime për këtë firmë në Prokurori
Habjon Hasani
Tiranë - Transaksioni bankar i lëvrimit të parave për blerjen e kompanisë “Croun Acquisitions” të Damir Fazlliçit nga Zvicra në Tiranë është bërë nga firma “Pluto International”, e cila rezulton në pronësi të Vojin Lazareviç, pronar gjithashtu i kompanisë “Rudnap” dhe “Altaria Research Limited”. Prokurorët e dosjes “Fazlliç”, Dritan Reshka dhe Besnik Cani, gjetën pikërisht emrin e kësaj firme si dërguese nga Zvicra gjatë verifikimit që kryen në bankën (marrëse) shqiptare, ku Flutura Kola shkoi për t’i tërhequr “kesh”. Por të dhëna publike tregojnë qartazi se firma “Pluto International”, që bëri pagesën nga Zvicra, është në pronësi të Vojin Lazareviç, pronar i “Rudnap”-it serb, që na ka importuar rreth 106 milionë euro energji në dy vitet e fundit. Gjatë seancës pyetësore, prokurorët e pyetën zotin Fazlliç për origjinën dhe rolin e firmës “Pluto International”, por zoti Fazlliç refuzoi të jepte detaje. Nga ana tjetër, prokurorët kanë dërguar letërporosi në Zvicër për të siguruar në mënyrë zyrtare të dhënat e kësaj firme, ndërsa paraprakisht dokumente zyrtare që mund të sigurohen kollaj në faqet elektronike të institucioneve zyrtare serbe kristalizojnë zotin Vojin Lazareviç si pronarin e kësaj firme. Në këto kushte është e qartë se njeriu që ka “paguar shpenzimet” ka qenë zoti Lazareviç, ndërsa deri më datën e transaksionit ai rezulton se ka kryer në Shqipëri tregti me energjinë elektrike dhe nuk ka negociuar asnjëherë shitblerje trojesh në Porto Romano. Kjo është një tjetër e dhënë që i bën prokurorët të verifikojnë nëse dërgesa prej 1.7 milionë eurosh mund të ketë ardhur si divident i pazareve me importin e energjisë elektrike dhe jo si pagesë e padeklaruar për blerje trojesh në Porto Romano, sikurse zoti Fazlliç pretendoi edhe publikisht.
Lidhjet
Damir Fazlliç nuk është sekseri apo ndërmjetësi që lidh prokurimet miliardere të KESH-it me kompaninë “Rudnap”, por ai është shitësi i energjisë, i “fshehur” pas markës “Rudnap”. Dokumente të publikuara pak kohë më parë në “Albania” hodhën dritë për ortakërinë domethënëse në mes të Tiranës mes Fazlliçit dhe Vojin Lazareviçit, ndërsa ky i fundit është pronari i grupit “Rudnap”. Gjithçka lidhet me firmën “Croun Acquisitions”, të cilën Damir Fazlliç ia shiti vetes (nëpërmjet firmës së tij “Altaria Research Limited”) në mesin e vitit 2007, duke mos paguar asnjë detyrim ndaj shtetit. Një vit më vonë, në tetor të vitit 2008, Fazlliç ndërroi statusin e kësaj shoqërie nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në shoqëri aksionare. Ky ndryshim statusi kërkoi dhe depozitimin e të tjera dokumenteve nga ana e Fazlliçit, ndërsa ortak me të në firmën “Croun Acquisitions” rezultojnë dhe Vojin Lazareviç së bashku me Sandra Berberoviç (anëtare e bordit menaxhues të grupit “Rudnap”).
Zagreb
Në regjistrin shtetëror të regjistrimit të firmave në Zagreb të Kroacisë rezulton se firma ”Altaria Research Limited”(të cilën Fazlliç e pretendoi si të tijën) ka krijuar më 19 nëntor të vitit 2007 firmën ”Rudnap Energija d.o.o”. Gazeta ”Albania” disponon dokumente të marra në burime zyrtare kroate, të cilat saktësojnë se kompania e re, e krijuar në Kroaci, është regjistruar në regjistrin tregtar kroat me NIPT-in Tt-07/13527-2, me numër regjistri 080632088. Sipas të dhënave shtetërore kroate, firma kishte për qëllim operimin në tregun energjetik, negociimin dhe shitjen e energjisë elektrike. Por lidhja vazhdon edhe në Vjenë, ku pikërisht i njëjti përfaqësues i firmës serbe ”Rudnap” bën dhe përfaqësuesin e kësaj firme për llogari të firmës ”Altaria Research Limited”. Më konkretisht, bëhet fjalë për zotin Aleksandër Lupsiç, i cili përfaqëson grupin “Rudnap” në Vjenë.
Në gjurmët e “Rudnap”-it nisen letërporosi edhe në Zagreb
Prokurorët e dosjes “Fazlliç” kanë dërguar në Zagreb të Kroacisë letërporosinë ku është regjistruar dhe firma “Rudnap Energija d.o.o”, e cila është evidentuar në media si një kompani e krijuar nga firma qipriote “Altaria Research Limited”. Kjo e fundit ishte në epiqendër të skandalit dhe hetimeve për transaksionin e dyshimtë prej 1 milion e 700 mijë eurove, që dyshohet se është kryer si një operacion i pastrimit të parave. Prokurorët kanë parashtruar në letërporosi sigurimin e të gjitha të dhënave të firmës. Prokuroria e Tiranës ka tërhequr pak ditë më parë të gjithë dokumentacionin që kjo firmë ka depozituar pranë Korporatës Elektroenergjetike, ku vetëm për dy vitet e fundit ka fituar 106 milionë euro tendera importimi energjie nga prokurimet e KESH-it. Gazeta “Albania” botoi ekskluzivisht lidhjen që firma qipriote “Altaria Research Limites” ka me degën e “Rudnap”-it në Zagreb. Firma qipriote “Altaria Research Limited” i bleu në Tiranë Damir Fazlliçit firmën “Croun Acquisitions”. Ky operacion i blerjes së firmës rezultoi i paligjshëm, ndërsa porsa Prokuroria nisi procedimin penal, Fazlliçi deklaroi se ia kishte shitur vetes. Pra dhe firma “Altaria Research Limited” ishte në pronësi të tij, sipas vetë Fazlliçit. Por sikurse tregon shpallja publike e Agjencisë së Regjistrimit të Kompanive rezulton se firma qipriote ka themeluar në Zagreb degën e “Rudnap Energija d.o.o”. Pikërisht kjo nyje e zbuluar nga “Albania” është bërë pjesë e hetimeve të Prokurorisë.
19 Shkurt 2009