E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja "Gërdeci", shtyhet pretenca për Fatmir Mediun (ARSYEJA)

Dosja "Gërdeci", shtyhet pretenca për Fatmir Mediun

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen e Gërdecit.

Sot ishte parashikuar që prokuroria do të lexonte konkluzionet përfundimtare për Mediun për dy vepra penale, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Seanca është shtyrë pasi kanë munguar avokatët mbrojtës së ish-ministrit Fatmir Mediu. Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 24 maj në orën 12.00.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›