Kapet arsenal armesh ndalohet 22-vjecari
Greqi
Nje 22-vjecar shqiptar e kishte shnderruar dhomen e hotelit qe kishte marre me qira ne magazine armesh. Gjate kontrollit policia i gjeti edhe lende narkotike te cilen e trafikonte ne ishullin e Rodosit ndersa policia thekson se eshte ne kerkim te dy personave te tjere gjithashtu shqiptare te cilet duket te jene bashkepunetore te 22-vjecarit. Ngjarja u zbulua nga disa punetore qe po punonin ditet e fundit ne hotel gjate disa ndertimeve. Kur punetoret shkuan ne bodrumin e hotelit gjeten fisheke nje peshore elektronike dhe nje arme. Menjehere punetoret njoftuan policine e cila hyri ne dhomen e 22-vjecarit dhe gjeten 3 qese te vogla me 28 grame kokaine dhe 1050 dollare te cilat u sekuestruan pasi dyshohet jane vene nga trafikimi i droges.