Dosja Isa Çopa, ekspertizë në Gjermani
TIRANE-Vrasje apo vetëvrasje? Misteri vazhdon ende të mbulojë ngjarjen e 24 tetorit 2011 në Durrës ku oficeri i kundërzbulimit në drejtorinë e Shërbimit Informativ, Isa Çopa u gjet i shkrumbuar në makinë. Përfundimet e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore duket se nuk i kanë shërbyer sa duhet Prokurorisë së Durrësit për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë
Burime nga policia e Shtetit dhe Prokuroria e Durrësit bene te ditur per te perdishmen Gazeta Shqiptare se, është kërkuar ndihmë nga ekspertë të huaj të cilëve u është kërkuar mendim i specializuar për disa aspekte të ngjarjes. Dosja ka shkuar tashmë në Gjermani dhe janë ekspertët gjermanë, të cilët do të japin një konkluzion sa i përket shkakut të vdekjes së Isa Çopës.
Mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave në Durrës u gjet trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në Drejtorinë e Shërbimit Informativ, Isa Çopa. Nga hetimet rezultoi se pasi i kishte dërguar një mesazh ne telefon të birit, makina e oficerit, tip "Opel Corsa" është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja e rëndë ende nuk është zbardhur fakti nëse bëhet fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Enigma do të zbardhet nga ekspertët e huaj, fjala e të cilëve duket se do të jetë vendimtare për çështjen Çopa.
(d.b/GSH/BalkanWeb)