E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: 14% e familjeve mbahen ende nga emigrantët

TIRANË- Pavarësisht se jemi bërë dëshmitarë të uljes vit pas viti të flukseve të parave nga emigrantët, 14% e familjeve vazhdojnë të mbahen prej të afërmve që punojnë në emigracion.

Fakt që konfirmohet edhe nga një vrojtim i bërë këtë vit nga ana e Bankës së Shqipërisë, sipas së cilës dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të familjeve tona.

Vrojtimi i Bankës qendrore mbërrin në konkluzionin që burimi kryesor i të ardhurave të familjeve është punësimi në sektorin privat që përbën 29.8% të volumit të përgjithshëm të të ardhurave.

Pensionet, të cilat janë përgjegjëse për 30.1% të volumit total dhe vetëpunësimi që mbulon 20.9% të totalit të numrit të punësuarve. Ndërkaq,- nënvizon Banka e
Shqipërisë -, 14 % e familjeve deklarojnë se përveç të ardhurave nga puna kanë edhe burime të tjera, kryesisht në formën e transfertave nga jashtë
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›