E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritëro Agolli: Lexojmë më pak se në socializëm

TIRANË- Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, ka folur dje, për librat, duke thënë se shqiptarët nuk lexojnë më libra si në kohën e socializmit. Gjatë një bisede që ai ka bërë në stendën ku janë ekspozuar librat e tij, në panairin e organizuar nga Klik Ekspo Group, Agolli është shprehur se: “shqiptarëve ende nuk iu ka humbur ndjenja e leximit. Ata lexojnë, por jo si më parë, fjala vjen; siç lexonin në kohën e socializmit, sepse atëhere nuk kishte gjithë këto mjete informacioni. Nuk ka humbur lexuesi, por është dobësuar dhe ne duhet të botojmë libra të mirë që lexuesin ta tërheqin”. Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, drejtuesit e shoqërisë Klik Ekspo Group kanë ndërtuar një stendë të kushtuar tërësisht veprës së shqkrimtarit të madh.

Adhuruesit e shumtë të shkrimtarit kanë pasur mundësinë të shijojnë emocione të krijuara nga veprat e paraqitura në stendën “Dritëro”, por edhe të takojnë e komunikojnë me shkrimtarin e madh Dritëro Agolli. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës në ketë edicion i ka lenë një hapësirë konsiderueshme artit. Vizitorët kanë mundësinë të shijojne bukurinë e filmit shqiptar në stendën e Albafilm, vlerat e librave artistikë dhe gazetave, botuesit e të cilëve kanë stenda të shumta në ketë panair, të vlerësojnë pikturën dhe muzikën e pranishme.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›