Ruci Topalli kerkon te asfiksoje rolin e opozites

TIRAN - Nje dite pas marrjes se vendimit te byrose per perjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla per 21 dite nga punimet e Kuvedit Partia Socialiste u ka shprehur nderkombetareve shqetesimin per situaten qe po kalon vendi. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci permes nje letre drejtuar Bashkimit Europian Keshillit te Europes ambasadorit te SHBA-ve dhe trupit diplomatik ne vendin tone ka informuar zyrtaret nderkombetare per ate qe po ndodh ne Parlament.
Ne vijim te informacionit te meparshem per situaten politike ne Shqiperi do te doja tju informoja ne lidhje me zhvillimet e fundit ne Kuvend te cilat kane per qellim te asfiksojne rolin e opozites duke dobesuar ne te njejten kohe mekanizmat kushtetuese te kontrollit mbi qeverine - nis letren e tij Gramoz Ruci. Per kete shqetesim ai solli ne vemendje Rregulloren e Kuvendit qe me 24 shkurt u ndryshua per here te peste brenda te njejtit legjislacion.
Numri dy i Partise Socialiste vleresoi se sipas amendimeve te fundit masat disiplinore kunder anetareve te Kuvendit qe i perkasin opozites jane bere me te ashpra. Nga ana tjeter deputeti socialist nenvizoi se ne vend qe te krijojne nje mjedis politik realisht gjitheperfshires cka eshte nje parakusht per funksionimin demokratik te Kuvendit mazhoranca qeverisese po ndjek nje rruge qe konsiston ne marrjen e masave represive kunder opozites.
Per kete arsye dialogu politik eshte perkeqesuar edhe me tej duke u bere tejet konfrontues e jo produktiv si pasoje e retorikes provokuese te Kryeministrit dhe abuzimit me detyren nga ana e Kryetares se Kuvendit ne vecanti permes nderprerjes se debateve mbi projektligjet dhe imponimit te vendimeve te njeanshme ne konferencen e kryetareve - shprehu shqetesimin Gramoz Ruci. Per te sesioni plenar i 3 marsit 2011 perben nje deshmi te gjalle te situates dramatike ne Kuvend.
Kryetari i grupit te PS-se sqaroi se ne kete seance kryetarja e Kuvendit ne menyre publike kerkoi perjashtimin e deputetit Taulant Balla sepse ai po i zbulonte publikut aferat korruptive ku jane perfshire pjesetaret e qeverise perfshire dhe Kryeministrin. Per me teper vijoi ai kryetarja e Kuvendit vendosi te nderprese debatin parlamentar ne menyre te njeanshme ne kundershtim me Rregulloren e Kuvendit. Ne ju apelojme partnereve tane nderkombetare te marrin ne konsiderate faktet e permendura me lart te cilat po demtojne funksionimin e demokracise ne Shqiperi dhe po pengojne reformat e rendesishme qe nevojiten per progresin e vendit ne rrugen drejt integrimit europian dhe vendosjes se shtetit ligjor.
Mbetem ne pritje te bashkepunimit tone te metejshem ne lidhje me kete ceshtje te rendesishme - thuhet ne letren e derguar nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci. Pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 Partia Socialiste ka mbajtur kontakt gjithnje e me shume me nderkombetaret duke i mbajtur ato ne informim te vazhdueshem per qendrimin e PS dhe situaten politike ne vend.