E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Kashari", jepet pretenca per te pandehurit

Prokurori, Armand Gurakuqi, ka dhene pretencen para gjykates se Tiranes per te pandehurit e skandalit te tokave ne Kashar sipas dosjes hetimore qe mban te njejtin emer.

Pergjate mese 2 oreve prokurori lexoi provat ne mese 150 faqe fashikujsh, duke kerkuar denim ne total te gjithe te arrestuarve te Kasharit, mes te cileve tre ish kryekomunare, me afro 52 vjet burg dhe 41 milione leke ne total.

Per ish-kryetarin e komunes Alfred Sula, prokurori kerkoi 12 vjet burg dhe 15 milione leke gjobe. Per Ismail Sulen, 10 vjet burg e 5 milione gjobe, per Faik Fejzon 9 vjet burg dhe 10 milione gjobe.

Per dy te pandehurit qe ndodhen ne arrest shtepie, Islam Shera dhe Bardhyl Kamberi respektivisht nga 8 vjet burg e 6 milione leke gjobe dhe 2 vjet denim me kusht, per Shefqet Alikon 6 vjet burg dhe 5 milione gjobe dhe Xhevahir Hyken 7 vjet heqje lirie dhe 6 milione leke.

Te pandehurit e kesaj dosjeje u arrestuan gati nje vit me pare, pas dhjetra denoncimeve te banoreve te Kasharit te cilet denoncuan ish-kryetaret e komunes, topografin dhe nje kryeplak se kishin abuzuar me tokat e tyre duke i shitur disa here.

Pretenca vjen pas nje gjykimi te shkurtuar ndersa per ish-kryekomunarin Naim Karaj gjyqi po vijon ne vete, pas refuzimit te tij per te bere si te bashkearrestuarit gjykim te shkurtuar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›