Pakicat seksuale, te diskriminuara ne Shqiperi

Kjo, sepse sipas konstatimeve te nderkombetareve, personat me orientime te ndryshme seksuale jane te paragjykuar dhe te diskriminuar nga shoqeria shqiptare.
"Te drejtat e njeriut i kane homoseksualet dhe transeksualet.Ky grup eshte ne nje pozicion te veshtire ne Shqiperi, pasi nuk pranohen nga shoqeria.Per ambasaden hollandeze kjo ka nje rendesi te vecante dhe do te mbeshtesi cdo iniciative qe shqiptaret do te marrin", u shpreh ambasadori, Henk.G.C.Von.Den Dool.
Por per shqiptaret kjo ceshtje mbetet ende tabu.
Ata persona qe konsiderohen si pakice seksuale, shpesh here dhunohen nga policia, ndersa kjo e fundit nuk ka asnje te dhene per ushtrim force.
Homoseksualizmi, sipas te dhenava dhe deshmive te dhena ne tryezen e organizuar nga CRCA mbi te drejtat e njeriut, nuk eshte nje ceshtje e re ne vendin tone. Pavaresisht se per te eshte folur rralle ai ka ekzistuar prej kohesh. Ne qytete si Gjirokaster, Berat dhe Elbasan ka pasur raste te dokumentuara edhe shume vite me pare.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code