E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, arrestohet ish- truproja e Azem Hajdarit

Arrestohet Marjan Gryka, ish- truproja i Azem Hajdarit. Arrest me burg ka qenë vendimi i marrë nga Apeli i Shkodrës, Gjykata cilësoi se kreu i shoqatës “Hajdari” u vetëplagos dhe deklaroi në mënyrë të rreme se i bënë atentat. 

SHKODER- Është arrestuar sot rreth orës 13:30 ish truproja e deputetit të ndjerë, Azem Hajdari. Marjan Gryka 37 vjeç është ndaluar nga policia e Shkodrës dhe gjykata ka vendosur menjëherë për te masën e “arrestit me burg”. Gryka refuzoi duke kërkuar zëvendësimin e masës së “arrestit” me “garanci pasurore”, por kjo kërkesë e tij u rrëzua nga Gjykata e Apelit. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit në Shkodër e cila ka mbajtur në fuqi vendimin e e gjykatës së shkallës së parë me akuzën për kallëzim të rremë e armëmbajtje pa leje. Gryka u vetëplagos e deklaroi se i bënë atentat disa vite më parë.
Ai ka qenë shofer dhe njëkohësish kryetar i shoqatës ‘Azem Hajdari’.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›