E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Meta”/ GJKKO shtyn seancën për 3 të pandehur

Gjykata e Posaçme shtyn seancën për tre të pandehur të dosjes “Meta”, të cilët po gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Sipas gazetares Flutura Tota, shkak për shtyrjen u bë mungesa e një mbrojtësi ligjor, i cili kërkoi që seanca gjyqësore të zhvillohej një ditë tjetër.

Prokuroria e Posaçme pritej që këtë të hënë të lexonte konkluzionet përfundimtare për Fatime Kryemadhin dhe Ema Çokun të dyshuara për pastrim parash dhe Pirro Xhixhon i dyshuar për korrupsion.

Seancën e kaluar, GJKKO pranoi kërkesën e tyre për tu gjykuar me procedurë të shkurtuar, ndërsa ish presidenti Ilir Meta dhe ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme.

Ata të dy akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie për çështjen “CEZ DIA” dhe “Lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›