E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonzato takohet me kreun e KLP: BE do vazhdojë të mbështesë drejtësinë në Shqipëri

Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani në lidhje me momentet kyçe që priten në fushën e drejtësisë, ku më kryesori është përzgjedhja e kreu të ri të SPAK.

Diplomati shprehu mbështetjen per drejtësinë pasi sipas tij mbetet thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të Prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së-” shkruan ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›