E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, të kërkuara nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Mbrojtja e Berishës kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares, duke e akuzuar atë për njëanshmëri në vendimmarrje, por Gjykata e Posaçme e ka refuzuar këtë kërkesë.

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” do të mbahet më 5 maj 2025, ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.

Aktualisht, Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi është në “arrest shtëpie” për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Çështja lidhet me hetimet për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›