Dosja Partizani-SPAK kërkon rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezi, Gjykata e Lartë e shqyrton më 5 mars

Më 5 mars Gjykata e Lartë do të zhvillojë seancën lidhur me kërkesën e SPAK për rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit. SPAK po heton Malltezin për korrupsion pasiv dhe pastrimit të parave për dosjen Partizani.
Fillimisht Jamarbër Malltezi u fut në burg por ishte Apeli i GJKKO që e liroi duke e lënë në “arrest shtëpie”. Kjo u kundërshtua nga SPAK dhe ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e tij në qeli.
Jamarber Malltezi po hetohet mbi ligjshmërinë e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani në Tiranë, që çoi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh.
/rtsh.al/