E Martë, 3 Nëntor 2026

Inskenoi vdekjen për t’iu shmangur borxheve në Itali, prokuroria e Pukës kërkon 8 vite për Davide Pecorellin

Prokuroria e Pukës ka kërkuar dënimin me 8 vjet burg për Davide Pecorelli, biznesmenin italian i cili inskenoi vdekjen e tij në vendin tonë por më pas u rishfaq në Itali, ku edhe u arrestua.

Davide Pecorelli pritet të përfitojë gjykim të shkurtuar, ndërsa seanca e ekstradimit të tij është caktuar për në muajin maj.

Sipas hetimeve të policisë shqiptare dhe asaj italiane rezultoi se në janar të vitit 2021, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, 47-vjeçare, Davide Pecorelli i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.

Brenda automjetit të djegur u gjetën eshtrat e një personi, me anë të së cilës Pecorelli kërkonte ta bënte të besueshme vdekjen e tij, shkruajnë mediat italiane. 

Por, më 17 janar 2021, Davide Pecorelli u bë i gjallë duke u shfaqur në ishullin Montecristo (Itali).

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›