E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja "Trebicka", ende e pa plotesuar

KORCE - Dosja hetimore e ceshtjes "Trebicka", ende nuk eshte plotesuar me te dhenat e duhura. Pasi do tu jepet nje pergjigje per shpejtesine e levizjes se mjetit dhe te pozicionit qe ka pasur drejtuesi i tij Kosta Trebicka kur ishte ne timon dhe me pas kur u gjend i vdekur ne vendin e ngjarjes, dosja do te plotesohet. Shpejtesia e levizjes se automjetit mbetet nje nga momentet e pasqaruara te rrethanave ne te cilat jane zhvilluar ngjarjet para gjetjes se trupit te vdekur te Kosta Trebickes. Pasi eshte kryer kontrolli auto-teknik nga i cili automjeti ka rezultuar i rregullt, ekspertet kane arritur ne konkluzionin paraprak se aksidenti nuk ka ardhur per shkaqe teknike te makines. Pikerisht per kete gje dyshohet dhe nga ekspertet. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur, se dyshimet jane qe te kete qene nje gabim i Trebickes, gjate udhetimit me makine qe te kete shkaktuar aksidentin fatal. Krahas vleresimit te shpejtesise per te cilen Prokuroria pret fjalen e specialisteve te perfshire ne hetim, do te kryhen ekspertime edhe per pozicionin e trupit ne pamjet para aksidentit dhe per ate qe eshte gjetur me pas ne vendin e ngjarjes.

Hetuesit

Anetaret e grupit te hetimit, jane duke punuar me shume tani mbi provat e mbledhura ne terren per te dale ne perfundimet qe do te sqarojne dhe dinamiken e kesaj ngjarjeje. Keto elemente te hetimit konsiderohen si pikat kyce per te arritur ne nje konkluzion perfundimtar lidhur me vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka.

Hetimi i Prokurorise ndaj Trebickes per aksidentin

Kosta Trebicka, eshte vene nen hetim nga Prokuroria e Korces, per "shkeljet te rregullave ne qarkullimin rrugor". Ky procedimi penal, eshte regjistruar ndaj 52-vjecarit disa dite me pare ne institucionin e akuzes se qytetit jug-lindor. Pas perfundimit te mbledhjes se provave materiale dhe informacioneve per ngjarjen ku gjeti vdekjen Kosta Trebicka policia ia ka dorezuar Prokurorise se Rrethit Korce, dosjen e plote.

G. Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›