E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria hetime per tre momentet te dyshimta

KORCE - Hetimet per vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka, edhe nje jave pas ngjarjes tragjike ku ai humbi jeten vazhdojne te jene objekt i nje pune intensive te grupit hetimor, te ngritur per kete shkak. Hetuesit e kesaj ceshtjeje, jane perqendruar ne tre prej momenteve kryesore te dinamikes se ngjarjes, se disa diteve me pare. Shpejtesia dhe disa elemente te tjere te aksidentit pritet qe te sqarohen dhe do te sjellin dhe pergjigjet perfundimtare te ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur per te dyten here ne vendin e ngjarjes ku kane bere te tjera ekzaminime. Te interesuar per ceshtjen jane edhe eksperte amerikane. Konkluzionet tyre pritet ti vihen ne dispozicion Prokurorise pas disa ditesh. Nderkaq qe eshte bere e ditur se te dhenat qe do te merren nga ta, do te jene te rendesishme. Edhe grupi hetimor i ngritur nga pala shqiptare eshte perqendruar ne sqarimin e disa prej rrethanave te ngjarjes per te dale ne konkluzionet e tyre. Mesohet se jane disa elemente qe ende nuk jane saktesuar per sa i perket vdekjes se Kosta Trebickes. Burime prane grupit hetimor prane Prokurorise se Korces, thane se, hetimet tashme jane perqendruar ne tre momente te rendesishme te ngjarjes. Ekspertet e mbledhur mesohet se po punojne per te percaktuar shpejtesine, me te cilin udhetonte automjeti i drejtuar nga biznesmeni Kosta Trebicka. Me konkretisht eshte duke u hetuar per kohen kur ai ka qene ne vendin e ngjarjes, ku me pas u gjend i pajete. Dy elemente te tjere, qe jane bere objekt i hetimit te tanishem, kane te bejne me pozicionin e viktimes Kosta Trebicka, para dhe pas atij ngjarjes, qe sipas versionit zyrtar paraprak rezulton te kete qene nje aksident i ndodhur ne rrugen rurale te fshatit Lekas, ne Korce. G. Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›