Dosja e 21 Janarit, hidhetsot shorti për gjyqtarët
Të tjera rreth shkrimit Prokuroria çon në Gjykatë 4 të pandehurit
TIRANE- Gjykata e Tiranës pritet të hedhë sot në short dosjen penale ndaj të akuzuarve për ngjarjet e 21 Janarit, ish komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi, ish gardistin Agim Lllupo, shoferin e Prendit Margarit Kumen dhe IT e kryeministrisë Armando Kasaj. Shorti do përcaktojë treshen e gjyqtarëve që do të shqyrojë cështjen e bujshme të 21 Janarit ku ish komandanti I Gardës Prendi dhe vartësi I tij Agim Llupo akuzohen nga prokuroria për tri vrasje dhe katër plagosje. Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, kurse Agim Llupo akuzohet për vrasjen e protestuesve Ziver Veizi dhe Hekuran Dedës. Kasaj akuzohet për kopjim dhe fshirje të pamjeve në serverin e kryeministrisë. Gjyqtarët e përzgjedhur do caktojnë dhe datën e nisjes së gjykimit për 4 të pandehurit. Në dosjen e dërguar në gjykatë dy ditë më parë nga prokuroria listohen një sërë provash që sipas organit të akuzës provojnë fajësinë e të pandehurve. Prova kryesore është ekspertiza balistike e FBI për predhat dhe armët e përdorura nga gardistët mbi protestuesit në demostratën e 21 Janarit. Burime nga organi qëndror I akuzës bëjnë me dije se janë të paktën 91 dëshmitarë që do thirren në superprocesin ndaj ish drejtuesve të lartë të Gardës.(ns/shqiptarja.com)