E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtari i Panjohur me të papunë: Kam 10 ditë që s’çoj lekë në shtëpi

TIRANE- Të papunët e kryeqytetit edhe për 1 Maj kanë dalë në rrugët e Tiranës duke kërkuar punë. Lulishtja e 'Ushtarit të Panjohur" ishte e mbushur plot me burra që shisnin krahun e punës.

Shumë prej tyre pritën deri në drekë dhe u larguan pasi i humbën shpresat se do arrinin që gjenin diçka, por një pjesë tjetër vendosën të qëndrojnë edhe pasdite, duke u kapur fort mbas shpresës së mos 1 maji do tu sillte fat. Por, numri i atyre që u buzëqesh fati është shumë i pakët. "Shumë rrallë po gjejmë punë. Unë u bëra mbi 10 ditë që nuk kam gjetur asgjë. 

Ju thoni intervistë, por unë kam nevojë për para më jep 20 mijë lekë të vjetra dhe të tregojë edhe shtëpinë mjerane se ku jetoj me familjen time", - tregon një prej të papunëve që rri tek "Ushtari i panjohur". Mëngjeset e tyre në Ermelinda Hoxhaj kryeqytet janë gjithmonë gri, dhe ajo pak nuancë jete që merr dita për ta varet nga lekët që arrijnë të fitojnë gjatë ditës. Të ulur në stolat e "Ushtarit të Panjohur" apo në trotuaret pranë kryqëzimit në doganën e Tiranës, shesin të vetmen pasuri që kanë, forcën e krahut. Madje, kur pritja është e tejzgjatur, ata luajnë një dorë domino me njëri-tjetrin. Nga e hëna në të diel, që nga dita e parë e janarit e deri në ditën e fundit të dhjetorit, në vapën përzhëlitëse të korrikut apo në ditët e acarta të shkurtit, ata janë aty. Stoikë dhe të vendosur. Fytyra pa jetë, ku rrudhat nuk të lënë të dallosh moshën e vërtetë të tyre. Pritja i ka plakur para kohe.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›