Numërimi elektronik, fatura 7 milionë euro
TIRANE - Numërimi elektronik i kushton më pak buxhetit të shtetit, ndërkohë që ka në maksimum saktësi krahasuar me modelin e mëparshëm. Fatura për aplikimin e numërimit elektronik në zgjedhjet e 2013-ës pritet të shkojë deri në 7 milionë euro.
Sipas ekspertit të komunikimeve dixhitale, Pjerin Marku, kjo kosto është më e ulët sesa pagesa për komisionerët apo numëruesit, të cilët vonojnë procesin me javë. Ai thotë se blerja ose marrja me qira e skanerëve optikë, do të shmangë kontestimet, por edhe do të nxjerrë në kohë reale rezultatin e zgje-dhjeve.
“Në varësi të specifikimeve teknike të procesit, pra do identifikohet vetëm karta e identitetit apo karta e identitetit edhe pasaporta biometrike, kostoja nuk besoj se do shkojë më shumë se 5 deri në 7 milionë euro. Po të shtojmë këtu që ky sistem mund të përdoret për dy-tri palë zgjedhje atëhere kjo kosto bie fare. Nëse ke 1 milion e gjysëm votues dhe merr 100 skanera e zemë se del për 7 orë, po more 200 skanera del për 3 orë e gjysëm, pra në rastin më të keq do dalë brenda natës. Pra të nesërmen e votimit, Shqipëria do jetë gdhirë me një rezultat të saktë”, deklaroi Marku në një intervistë të dhënë dje për “Albanian Screen”.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)