E Diel, 1 Nëntor 2026

Bathore, përleshje me armë mespolicisë e një grupi të armatosur

TIRANE- Një superoperacioni i policisë është zhvilluar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e Kamzës.  Burime nga policia bënë të ditur se operacioni kishte për qëllim arrestimin e një grupi kriminal, të cilët sipas hetimeve, dilnin natën dhe u bllokonin rrugën furgonave të linjës Kamzë- Tiranë.

Pranë kryqëzimit të Bathores  raportohet se ka pasur përplasje me armë zjarri mes policisë dhe grupit të personave, të cilët ishin të armatosur.  Në ngjarje ndërhynë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Burime nga policia bënë të ditur se janë arrestuar të paktën 15 persona dhe gjatë kontrolleve u sekuestruan një sasi armësh, pistoleta, automatik dhe mjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit. Dyshohet se është plagosur dhe një polic.

OPERACIONI, KECENONIN SHOFERET E FURGONEVE
Përreth dy javë në bulevardin blu, nën presionin e dhunës fizike, personat e arrestuar dyshohet se kanë bllokuar shoferët e furgonëve të cilët bënin linjën Kamzë- Tiranë të licensuar nga bashkia. Ata kërkonin të mos bëhej kjo linjë, pasi do kryhej vetëm nga kompania Shpresap-Al e Urbanave.
Në polici është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe pronari i linjës së autobusëve, Lush Osmani.  Në orët në vazhdim policia e Tiranës pritet të japë detaje në lidhje me këtë operacion.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›