Kaja te deshmoje ne perseri per atentatin

TIRAN - Perfaqesuesi i akuzes qe po heton zbardhjen e atentatit ndaj Drejtorit te Inspektoratit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes z. Ardit Kaja ka kerkuar nga policia ta rimarre ne pyetje te plagosurin e dates 4 prill 2010.
Pas analizes se deshmive dhe provave te mbledhura prokurori i ceshtjes i ka deleguar dosjen Drejtorise se Policise duke i lene nje sere detyrash mes tyre edhe rimarrjen ne pyetje te ish-deputetit te Partise Socialiste qe i shpetoi atentatit me arme zjarri duke pesuar vetem nje plagosje ne kembe. Sipas prokurorise nga studimi i materialeve hetimore dhe deshmise se Kajes ky i fundit mund te dije se nga kush e priste kete atentat ndaj tij.
I plagosuri Ardit Kaja mund te kete dijeni se kush ishte personi qe mund te kete paguar apo marre iniciativen per ta qelluar me arme. Pasi gjate kesaj kohe vete Kaja mund te kete marre ndonje informacion shtese lidhur me personat qe e kane qelluar me arme para Bashkise se Tiranes mengjesin e 4 prillit 2011 - thane burimet e prokurorise.
Sipas tyre Kaja ka dhene shpjegime vetem diten kur ndodhej i shtruar ne Spitalin Ushtarak ku po mjekohej per plagen e marr ne kembe.
Gjate ketyre deklarimeve Kaja ka ngritur dyshime se tentativa per vrasjen e tij ka te beje per arsye politike pasi nje dite para atentatit kishte hequr flamujt e Partise Levizja Socialiste per Integrim. Ne procesverbalin e marrjes ne pyetje me cilesine e personit te demtuar shtetasi Ardit Kaja ka renditur dy emra konkrete te personave me te cilet kohet e fundit kishte pasur perplasje per shkak te punes apo per ceshtje private.
Mes te permendurve jane edhe emra te zyrtareve te Partise Levizja Socialiste per Integrim dhe militante te saj me te cilet nje dite para se te sulmohej me arme kishte pasur nje perplasje per heqjen e banderolave dhe flamujve nga rruget e Tiranes. Keto emra jane ne verifikim e siper dhe do te thirren per te deshmuar ne ditet ne vazhdim ne Polici - thuhet nga prokuroria.
Ngjarja per te cilen prokuroria tashme ka nisur hetimet ka ndodhur mengjesin e se henes me 4 prill 2011 rreth ores 0925 minuta ne rrugicen e ngushte mes Ministrise se Mbrojtjes asaj te Bujqesise dhe selise se Partise Socialiste. Atentatoret dyshohet se kishin ndjekur makinen e Kajes dhe kane shfrytezuar pikerisht kete vend pa shume levizje rruga eshte e bllokuar nga punimet ne sheshin Skenderbej. Ndaj ish-deputetit Kaja eshte qelluar vetem nje here dhe ai ka marre nje plumb ne kembe.