E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja e Xhuvanit ministriurdheron inspektim urgjent

Te tjera rreth shkrimit Gjykata e Tiranes denon 2 vjet burg djalin e Xhuvaneve Ministri i drejtesise Eduard Halimi ka urdheruar nje inspektim urgjent te dosjes mbi Kostandin Xhuvanin. Inspektimi eshte duke u bere nga Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane dhe Prokuroria.

Pak dite me pare Kostandin Xhuvani dajli i aktores se njohur dhe deputetes se PS Luiza Xhuvani regjisorit Gjergji Xhuvani mori nje denim me 2 vite heqje lirie per vepren penale te vrasjes. Gjykata e Tiranes e denoi me akuzen e vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Deklarimin fajtor te te pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani per kryerjen e vepres penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe denimin e tij me 1 vit burgim. Ne bashkim te denimeve te pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet nje denim i vetem prej 3 vjet burgim. Ne aplikim te gjykimit te shkurtuar i ulet 1/3 e denimit dhe perfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani denohet me 2 vjet burgim vendosi Gjykata e Tiranes.

Mesohet se mbi inspektimin e befasishem i cili po kryhet nga nje grup special inspektoresh u njoftua edhe Prokuroja e Pergjithshme. Sipas Halimit inspektimi po kryhet mbi e barazise se individeve para drejtesise. Ne cdo rast flagrant te shkeljes se ligjit apo edhe kur dyshohet per ndonje episod te tille ministri i drejtesise ka te drejte te urdheroj rishqyrtimin e dosjes. Ne keto raste nuk behet fjale mbi nje ndryshim te denimit por vetem ne hetimin e shkeljeve te mundshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›