E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja hetimore e Florije Pecit drejt Austrise Austriakeve u takon ndjekja penale

Dosja e “përdhunimit” të Florije Peçit, studentës së aksidentuar në Himarë, do të transferohet në Austri…ky fakt konfirmohet nga burimet e “ABC News” pranë prokurorisë së Tiranës…
Sipas tyre, arsyeja e transferimit është e sanksionuar me ligj, pasi rezulton se vepra penale ndaj studentes Peçi, është kryer brenda territorit austriak dhe jo në Shqipëri… Grupi hetimor, sqaroj se tashmë është provuar se “përdhunimi” i studentes 22-vjeçare është kryer në kohën që ajo po mjekohej në një qendër rehabilitimit në Almuster të Austrisë… Bazuar në këto të dhëna, prokuroria nuk mund të ngre akuzë konkrete për përdhunuesit e saj, pasi kjo e drejt sipas legjislacionit penal, i takon vendit ku ka ndodhur krimi, thonë prokurorët… Sipas tyre të gjitha veprimet hetimore të kryera në Shqipëri, si dëshmit e familjarëve të Peçit, epikriza mjekësore si dhe profili i ADN-së së foshnjes së porsalindur, do t’i dërgohen autoriteteve të drejtësisë Austriake… Prokurorët konfirmuan, se me daljen e profilit të ADN-së së fëmijës, hetuesit austriak do të ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar si abuzues seksual ndaj studentës, në kohën që po ajo po mjekohej në Austri… Sipas prokurorisë, hetuesit austriak janë treguar të rezervuar për mbarvajtjen e hetimit të nisur pas ankesës së Ambasadorit shqiptar në Austri… Florije Peçi, i mbijetoj aksidentit të ndodhur në Himarë, ku humbën jetën 13 studente të tjerë të Universitetit të Elbasanit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›