Dosja ndaj Dritan Priftit, prova e së vërtetës për prokurorinë dhe gjykatën
Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka afat deri në datën 7 shkurt për të përfunduar pjesën e dytë të hetimeve, ku përfshihen ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti dhe ish-zëvendësi i tij Leonard Beqiraj. Brenda kësaj date prokurorët e organit qëndror të akuzës duhet të vendosin nëse çështja do të pushohet apo do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lartë, atje ku u shqyrtua edhe dosja me numër një për vitin 2011, me të pandehur Ilir Meta.
Por burimet jo zyrtare thonë se videoregjistrimi është kryer në ambjente private dhe jo në zyrë, dhe biseda mes dy protagonisteve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj mund të mos merret si prove. Në vijim të këtij argumentimi, duke qenë se dy personazhet në videoregjistrimin e kryer nga vetë Prifti, por qe më pas ishte fshirë po nga ai dhe që u gjet nga eksperti Glen Bart, nuk ka fragmente bisede ku flitet për afera apo çështje të dyshimta.
Sipas tyre, vërtet në video diskutohet për 70 mijë euro, por ato mund te jenë edhe te ardhurat e Priftit dhe Beqirajt, ndërsa vetë të dyshuarit kanë dëshmuar se shuma e parave po ndahej për një hua. Çka do të thotë se paraprakisht mund të pushohen hetimet. Megjithatë prokurorët ndodhen për momentin në një dileme tjetër, që ka lidhje me vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili pak ditë më parë vendosi që provat matëriale që ishin në dispozicion të gjykimit ndaj Metës, një orë-mikrokamera, një kabëll USB së bashku me USB , dhe laptopi t’i kalojnë si prova Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e çështjes së dytë.
Në këtë pikë hetuesve u duhet të japin vlerësimin e tyrë për këto materiale që cilësohen si provë në hetimet edhe ndaj dy ish-zyrtarë te METE, të dyshuar për korrupsion. Dy prokurorët Anila Leka dhe Bujar Sheshi, që ishin po ashtu edhe hetues për ish zv/kryeministrin Ilir Meta, dhe që përfaqësuan organin qëndror të akuzës në Gjykatën e Lartë kanë kërkuar disa herë shtyrje afatesh hetimore per dosjen e Priftit dhe burimet jo zyrtare pohojnë se java e parë e shkurtit do të jetë përfundimtare në drejtimin që do të marrin këto hetime.
Autogoli i Priftit
Video rregjistrimi Prifti Beqiraj u zbulua nga eksperti Glen Bart gjatë eksertizës të dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme për orën e tavolinës nëse kishte në këtë objekt ekspertimi gjurmë të rregjistrimit të bidesës Meta-Prifti. Glen Bart arriti të rikuperojë videon tjetër të fshirë, ku Prifti vetë shfaqet në një bisedë me Leonard Beqirajn, dhe ku ky i fundit i jep 70 mijë euro. Menjëherë pas kësaj, Prokuroria e Përgjithshme i ndau dosjet, njërën për të hetuar Ilir Metën për akuzën e korrupsionit aktiv dhe ku Dritan Prifti u cilesua si dëshmitar dhe tjetra ku Dritan Prifti është ende nën hetim.
Menjëherë pas gjetjes së kësaj videoje, e cila nuk është publikuar asnjëhere dhe ku prokuroria është treguar tepër strikte për të mos e shfaqur, Leonard Beqiraj iu drejtua Gjykatës së Lartë për të shpallur pavlefshmëri të videos. Por sapo trupa gjyqësore nisi shqyrtimin, ky u tërhoq ngarkesa e tij.
Prova e dytë e prokurorisë dhe gjykatës
Si Prokuroria e Përgjithshme ashtu edhe Gjykata e Lartë janë tashmë para një sprove të fortë. Prokuroria duhet të tregojë se nuk ka qenë aspak tendencioze, ashtu siç u akuzua dhe vazhdon të akuzohet nga nga LSI dhe Berisha, lidhur me akuzat e ngritura ndaj Ilir Metës. Pra, ajo duhe ta dërgojë në gjykatë edhe Dritan Priftin, i cili ndodhet nën akuzë për të njëjtat arsye si edhe Meta, dhe bazuar mbi të njëjtat prova si edhe ato që akuzuan Metën. Eshtë e njëjta orë dhe i njëjti kompjuter ku u zbuluan viedot e Metës.
Ndërkohë edhe gjykata, e akuzuar publikisht nga opozita se u bë palë me Metën në çështjen ndaj tij, duhet të tregojë të njëjtin objektivitet edhe ndaj Priftit. Nëse do t’i shpreheshim ndryshe, dosja e Dritan Priftit do të zbulojë nëse prokuroria dhe gjykata kanë qenë vërtet objektivë me Ilir Metën, apo do të konfirmojnë akuzat ndaj njërit apo tjetrit institucion.
Mentor Kikia/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Exclusive: Dëshmia e plotë e Dritan Priftit: Milionat që ofronte Ilir Meta për favore ekonomike Tiranë – Botohet e plotë dëshmia që ish-Ministri i...
- Ekspertët rrëzojnë përgjimin e Priftit: Videoja e montuar. Publikohet skripti i plotë Tiranë- Tre ekspertët e caktuar për ekspertimin e videos Meta-Prifti...
- Pafajësia e Metës, Prifti: Po shqyrtoj vendimin, do të flas më vonë Tiranë- Pasi Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin...