E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Vitrina/ Truprojat dhunojnë studentët dhe policinë, 9 në pranga

Tiranë- Administratori i Univeristeit privat Vitrina dhe 8 truproja të këtij universiteti janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike tek studentët, dhe më pas janë konfrontuar edhe me forcat e rendit.

Skandali ndodhi ditën e djeshme në ambjentët e universitetit kur një student denoncoi dhunën që ushtruan truprojat dhe njoftoi komisariatin Nr.6 në kryeqytet. Pasi mbërriten në ngjarje truprojat u konfrontuan edhe me punojësit e policisë, duke i shkatuar këtyre të fundit edhe plagë të lehta.

Ndërkaq denoncimit të studentit F.I iu bashkuan edhe denoncimet e studenteve të tjerë që akuzuan administratën e universitetit dhe truprojat se ushtronin dhunë ndaj tyre nëse nuk paguan gjobat apo nuk blinin librat. Të arrestuarit janë administratori i Universitetit Vitrina, Edmond Vlashi, truprojat: Hamit Leka, Leonard Vlashi, Jetmir Zhika, Artan Zefi, Lutfi Tufa, Gjovalin Zefi, Agron Bacaj dhe Ramazan Tarko. Mbi ta tashmë rendon akuza e dhunës ndaj studentëve dhe ndaj efektiveve të policisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Në pranga të rinjtë, grabisnin nën kërcënimin e thikës Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy të rinj...
  2. Lufta kundër krimit, OSBE dhuron pajisje teknike për policinë Tiranë- Pajisje teknike në ndihmë të punës së policisë shqiptare...
  3. Skandali i sigurimeve në Kosovë: 13 të arrestuar Prishtinë – Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›