Dosja në gjykatë, nëna dhe fëmijët, gjobë komshiut
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar
hetimet dhe ka dërguar në gjykatë Anila
Elezajn dhe djalin e saj 15-vjeçar nën
akuzën e gjobëvënies. Sipas dosjes së organit të
akuzës, në analizë të provave dhe të akteve të
grumbulluara gjatë hetimit ka rezultuar se
Prokuroria e Kukësit këtë procedim penal e ka
regjistruar në datë 12 nëntor 2008, në bazë të
materialit kallëzues të ardhur nga Drejtoria e Policisë
së Qarkut Kukës.
Në datë 11 nëntor 2008, tek oficerët e policisë
gjyqësore është paraqitur për të bërë një kallëzim
shtetasi Kujtim Elezaj, me banim në Lagjen Nr.7
pallati Nr.1, shk.1, ap.7, në qytetin e Kukësit. Sipas
dosjes, ky shtetas ka shpjeguar se në datë 11
nëntor 2008, rreth orës 06:30 ka dëgjuar disa të trokitura
të forta në derën e banesës së tij. Ai ka dalë
për të parë se kush ishte, por nuk ka konstatuar
njeri. Më vonë, rreth orës 07:30 të po asaj dite, kallëzuesi,
kur doli nga banesa për të shkuar në punë,
ka konstatuar se në pragun e derës së banesës së
tij gjendej një letër e hapur dhe e shkruar. Sipas
prokurorisë, Kujtim Elezaj, pasi ka marrë letrën,
është kthyer përsëri brenda në banesën e tij dhe
së bashku me bashkëshorten e tij, Lumturien,
kanë lexuar letrën. Në letër, ndër të tjera ishte shkruar
se në datë 12 nëntor 2008 ai duhej të dorëzonte
një shumë prej 700 mijë lekësh, në të kundërt
do t‘i merreshin peng fëmijët dhe do t‘i vendosej
eksploziv banesës së tij. Në letër përshkruhej dhe
vendi ku kallëzuesi duhet të dorëzonte lekët. "Pasi
mori kallëzimin nga ky shtetas, policia gjyqësore
kreu një sërë veprimesh hetimore që kishin të bënin
me sekuestrimin e letrës, si dhe vëzhgimin e
vendit ku do të kryhej dorëzimi i parave. Pas kryerjes
së këtyre veprimeve hetimore, por dhe veprimeve
të tjera, u arrit të merreshin të dhëna të
mbështetura në prova, se letrën e kishte shkruar
shtetasja Anila Elezaj. Nga pyetja e saj si person
ndaj të cilit zhvillohen hetimet, por dhe nga pyetja
e personave të tjerë, rezultoi se ajo veprimet i kishte
kryer në bashkëpunim me dy fëmijët e saj të
mitur", thanë burimet nga prokuroria. Ndërkohë,
sipas aktit të ekspertimit grafik të datës 11 dhjetor
2008, ka rezultuar se letra drejtuar shtetasit Kujtim
Elezaj mund të jetë shkruar nga shtetasja Anila
Elezaj. Gjatë kontrollit të banesës së kësaj shtetaseje
u gjet dhe një pistoletë pa fishekë, në gjendje
jo të rregullt. Prokuroria është bindur se të pandehurit,
të gjitha kërcënimet që kanë realizuar në
drejtim të të dëmtuarit, i kanë kryer me qëllim shtënien
në dorë të pasurisë në mënyrë të padrejtë.