Garë me makina mes shqiptarit dhe rumunit, aksidentohen 6 vetë
Një garë makinash mes një emigranti shqiptar dhe një rumuni në
Itali ka përfunduar me një bilanc tragjik viktimash: një i vdekur
dhe pesë të plagosur. Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi dje në orët
e paradites, në zonën Alento, pikërisht në rrugën dytësore që lidh rajonet
e Chietit dhe Francavillës. Karabinieria italiane, pasi kreu hetimet
paraprake, arriti në përfundimin se ishte një shtetas shqiptar si dhe një
rumun, që të dy emigrantë të rregullt në Itali, autorë të aksidentit fatal.
Gjithçka ka ndodhur gjatë një gare shpejtësie mes tyre, në një rrugë jo
me shumë qarkullim. E vdekura është një grua e moshuar, 93-vjeçarja
italiane Levina De Cerchio. Në momentin e aksidentit ajo ishte duke
drejtuar një makinë të markës "Ford Fiesta", duke udhëtuar në drejtim
të rajonit Chiettin. Aksidenti ndodhi pikërisht kur një makinë e markës
"Benz Mercedes", që drejtohej nga i riu shqiptar, në momentin që po
parakalonte me shpejtësi tejet të madhe veturën e emigrantit rumun
me të cilin po garonte, është përplasur me makinën që gjendej në korsinë
përbri. Në automjetin e goditur që drejtohej nga 93-vjeçarja gjendej
edhe djali i saj, si dhe një person i tretë. Që të dy ata u dërguan në spital,
ku mjekët thanë se djali i së ndjerës është në gjendje të rëndë, kurse për
të plagosurën tjetër dhanë detyrim përkujdesjeje shëndetësore për 45
ditë. Autori i aksidentit, emigranti shqiptar, u dërgua po ashtu në spitalin
lokal, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore është tejet kritike.
Policia tha se në makinën tjetër, që parakaloi shqiptari, gjendej një
emigrant rumun dhe vëllai i tij. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik jete.
Në lidhje me ngjarjen, policia tha se ka ngritur paraprakisht akuzat e
vrasjes ndaj dy protagonistëve të ngjarjes.