Pas operacionit "Vlora" në Trieste, arrestohen 6 persona
Një organizatë kriminale
multietnike, e përbërë
nga italianë, rumunë e
shqiptarë, që vidhnin
dhe trafikonin makina të tonazheve
të rënda, është goditur dy
ditë më parë në Itali. Sipas agjencive
të lajmeve të vendit fqinj, mësohet
se në përfundim të operacionit
që kishte gati dy vjet që vazhdonte,
në pranga janë vënë gjashtë
persona. Policia italiane e Triestes
ka konfirmuar se ka zbuluar një organizatë
kriminale që vidhte mjete
pune me vlerë të konsiderueshme,
të cilat më pas, me anë të rrugëve
tokësore ose detare, i dërgonte në
Rumani ose në Shqipëri për t‘i shitur.
Pas përfundimit me sukses të
operacionit të koduar "Vlora", kanë
rënë në pranga shqiptarët Shpëtim
Vrako 45 vjeç, Eduard Alikajn 37
vjeç, si dhe italianët, Fabio Luca
Loda 42 vjeç (sipas policisë ishte
dhe kreu i organizatës), Francesco
D‘Alessa-ndro, 63 vjeç dhe Karlo Vitari,
61 vjeç, të cilët merreshin me
vjedhjet e makinave. Policia rumune
tha gjithashtu se është
ndaluar edhe një vajzë rumune, e
cila është identifikuar si Gabriela
Chiselef, 36 vjeçe.
Hetimet
Por, përveç arrestimit të këtyre
personave, policia italiane ka bërë
të mundur dhe bllokimin e 24
mjeteve të tonazhit të rëndë, që
ishin bërë gati të trafikoheshin në
drejtim të Shqipërisë dhe Rumanisë.
Nga këto, 16 janë vënë nën
sekuestron e policisë. Gjatë një
konference shtypi të zhvilluar ditën
e djeshme, është bërë e ditur se hetimet
kishin nisur që në korrik të vitit
2008. Gjithçka ka nisur pas arrestimit
në flagrancë të dy rumunëve dhe
denoncimit për një të tretë. Menjëherë
pas kësaj, strukturat e specializuara
të policisë italiane kanë
nisur hetimet duke përdorur edhe
shërbimet sekrete. Më pas ishin
përgjimet e bëra për një kohë të gjatë
që kanë çuar në shkatërrimin e
bandës që vidhte dhe transportonte
në rrugë ilegale mjetet e tonazhit
të rëndë. Sipas policisë, organizata
kishte mundur të vidhte makina me
vlerë rreth 1.5 milionë euro. Gjatë
dhënies së një shembulli, kreu i policisë
që kryesoi operacionin deklaroi
se vetëm një makinë e llojit "Manitu",
që vlerën reale e ka 150 deri në
170 mijë euro, shitej nga të arrestuarit
për rreth 80 mijë euro.
Aktiviteti
Makinat e tonazhit të rëndë
vidheshin të gjitha në territorin e
Italisë, kryesisht në rajonet veriore
dhe më pas fshiheshin në zona
periferike të qyteteve. Pas një periudhe
kohe, me anë të rrugëve
detare ose tokësore ato çoheshin
në Shqipëri, ose në Rumani, ku
edhe shiteshin me një çmim gati
dyfish më të ulët se vlera reale e
tyre. Anëtarët e organizatës arrinin
që të fshihnin dhe sinjalin e GPS
(sistem satelitor i montuar në mjet,
që tregon vendndodhjen e tij) me
anë të një skaneri. Makineritë ishin
të pajisura me sistemin e pozicionimit
global, por nuk gjendeshin
dot pas vjedhjes, sepse me anë
të aparaturave të sofistikuara
anëtarët e kësaj organizate arrinin
ta nxirrnin sistemin GPS jashtë përdorimit.
Emri i koduar i operacionit
ishte vënë "Vlora", për faktin se në
portin e këtij qyteti mbërrinte pjesa
më e madhe e mak
qipërisë dhe kryesisht me destinacion
portin e qytetit jugor të Shqipërisë.
Edhe disa vite më parë
në Tiranë policia vuri në pranga
disa persona të cilët kishin ngritur
një firmë ndërtimi me makineri të
vjedhura në Itali. Këta të fundit u
gjykuan në vend, por nuk u mor
ndonjë masë për kthimin e
mjeteve të tonazhit të rëndë që
ishin grabitur në vendin fqinj.
multietnike, e përbërë
nga italianë, rumunë e
shqiptarë, që vidhnin
dhe trafikonin makina të tonazheve
të rënda, është goditur dy
ditë më parë në Itali. Sipas agjencive
të lajmeve të vendit fqinj, mësohet
se në përfundim të operacionit
që kishte gati dy vjet që vazhdonte,
në pranga janë vënë gjashtë
persona. Policia italiane e Triestes
ka konfirmuar se ka zbuluar një organizatë
kriminale që vidhte mjete
pune me vlerë të konsiderueshme,
të cilat më pas, me anë të rrugëve
tokësore ose detare, i dërgonte në
Rumani ose në Shqipëri për t‘i shitur.
Pas përfundimit me sukses të
operacionit të koduar "Vlora", kanë
rënë në pranga shqiptarët Shpëtim
Vrako 45 vjeç, Eduard Alikajn 37
vjeç, si dhe italianët, Fabio Luca
Loda 42 vjeç (sipas policisë ishte
dhe kreu i organizatës), Francesco
D‘Alessa-ndro, 63 vjeç dhe Karlo Vitari,
61 vjeç, të cilët merreshin me
vjedhjet e makinave. Policia rumune
tha gjithashtu se është
ndaluar edhe një vajzë rumune, e
cila është identifikuar si Gabriela
Chiselef, 36 vjeçe.
Hetimet
Por, përveç arrestimit të këtyre
personave, policia italiane ka bërë
të mundur dhe bllokimin e 24
mjeteve të tonazhit të rëndë, që
ishin bërë gati të trafikoheshin në
drejtim të Shqipërisë dhe Rumanisë.
Nga këto, 16 janë vënë nën
sekuestron e policisë. Gjatë një
konference shtypi të zhvilluar ditën
e djeshme, është bërë e ditur se hetimet
kishin nisur që në korrik të vitit
2008. Gjithçka ka nisur pas arrestimit
në flagrancë të dy rumunëve dhe
denoncimit për një të tretë. Menjëherë
pas kësaj, strukturat e specializuara
të policisë italiane kanë
nisur hetimet duke përdorur edhe
shërbimet sekrete. Më pas ishin
përgjimet e bëra për një kohë të gjatë
që kanë çuar në shkatërrimin e
bandës që vidhte dhe transportonte
në rrugë ilegale mjetet e tonazhit
të rëndë. Sipas policisë, organizata
kishte mundur të vidhte makina me
vlerë rreth 1.5 milionë euro. Gjatë
dhënies së një shembulli, kreu i policisë
që kryesoi operacionin deklaroi
se vetëm një makinë e llojit "Manitu",
që vlerën reale e ka 150 deri në
170 mijë euro, shitej nga të arrestuarit
për rreth 80 mijë euro.
Aktiviteti
Makinat e tonazhit të rëndë
vidheshin të gjitha në territorin e
Italisë, kryesisht në rajonet veriore
dhe më pas fshiheshin në zona
periferike të qyteteve. Pas një periudhe
kohe, me anë të rrugëve
detare ose tokësore ato çoheshin
në Shqipëri, ose në Rumani, ku
edhe shiteshin me një çmim gati
dyfish më të ulët se vlera reale e
tyre. Anëtarët e organizatës arrinin
që të fshihnin dhe sinjalin e GPS
(sistem satelitor i montuar në mjet,
që tregon vendndodhjen e tij) me
anë të një skaneri. Makineritë ishin
të pajisura me sistemin e pozicionimit
global, por nuk gjendeshin
dot pas vjedhjes, sepse me anë
të aparaturave të sofistikuara
anëtarët e kësaj organizate arrinin
ta nxirrnin sistemin GPS jashtë përdorimit.
Emri i koduar i operacionit
ishte vënë "Vlora", për faktin se në
portin e këtij qyteti mbërrinte pjesa
më e madhe e mak
qipërisë dhe kryesisht me destinacion
portin e qytetit jugor të Shqipërisë.
Edhe disa vite më parë
në Tiranë policia vuri në pranga
disa persona të cilët kishin ngritur
një firmë ndërtimi me makineri të
vjedhura në Itali. Këta të fundit u
gjykuan në vend, por nuk u mor
ndonjë masë për kthimin e
mjeteve të tonazhit të rëndë që
ishin grabitur në vendin fqinj.