E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja"Hoxha",ekstradohet nga Londra Ilir Kumbaro

Një Gjykatë në Londër ka vendosur që të ekstradojë një ish-zyrtar të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë i cili akuzohet për rrëmbim dhe torturë me pasoja të rënda të një biznesmeni në Shqipëri.Gjykata ka pranuar se personi i cili kishte kërkuar strehim në Britani me emrin e rremë Shaqë Shatri në fakt është Ilir Kumbaro dhe se kthimi i tij në Shqipëri nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut.Vendimin përfundimtar për ekstradimin e tij duhet ta marrë sekretarja e Brendshme britanike. Kumbaro ka të drejtë ankese pas vendimit të sekretares së Brendshme.Ilir Kumbaro së bashku me 3 ish-zyrtarë të lartë të SHIK-ut akuzohet për rrëmbimin dhe vdekjen e biznesmenit shqiptar me origjinë kosovare, Remzi Hoxha.Rrëmbimi i biznesmenit ka ndodhur në Tiranë në vitin 1995. Disa procese gjyqësore janë zhvilluar që nga ajo kohë por ende nuk është gjetur se ku ka përfunduar biznesmeni dhe as nuk janë përcaktuar fajtorët.Ilir Kumbaro u largua nga Shqipëria në vitin 2006, dhe në në 18 tetor të 2008-ës u arrestua në Londër. Akuzat që rëndojnë ndaj Kumbaros janë rrëmbim personi dhe tortura me pasoja të rënda për tre raste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›