Hajdaraga:LSI të bëjë veprime konkrete

Si fillimin e fundit të regjimit serb, e kujton ish-ministri i Mbrojtes Luan Hjadaraga sulmin e NATO-s mbi bazat e Millosheviçit. Hajdaraga i cili në atë periudhë mbante postin e ministrit të Mbrottjes, në një intervistë për Ora News deklaron se sulmi i NATO-s, ishte i pritshëm, pasi regjimi që kishte krujuar Millosheviç ishte mizor, kokëfortë që nuk pranoi asnjë zgjedhje. Hajdaraga theksoi se në atë periudhë Shqipëria në veçanti ishte në dijeni të sulmeve. "Kishim bashkëpunim intensiv me NATO-n, dhe ishte pikërisht kjo aleancë që na njoftoi", tha Hajdaraga.Sipas tij, veprimitaria dhe bashkëpunimi që u bë me NATO-n ishte i programuar deri në detaje."Ky bashkëpunim ka qenë një aktivitet i ethshëm diplomatik, që i siguroi Shqipërisë një mbështetje të jashtëzakonshem", theksoi ish-ministri. Sipas tij, Shqipëria në atë periudhë nuk la asgjë mangët. "Ne arrtiëm në atë kohë stabilizuam mundësitë tona ushtarake. Në atë kohë sistemi i mbrojtes shqiptare, kishte një sigurim mbrotjtës normal, ndryshe nga sa mund të thuhej për '97", tha ai. Sot pas 10 vjetësh, ish-ministri e sheh Kosovën si një element sigurie, paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Sipas ish-ministrit, hyrja në NATO, e bën Shqipërinë një vend të barabartë mes të barabartëve."Sot Shqipëria eksporton siguri", tha Hajdaraga. Lidhur me deklaratën e kreut të LSI-së, Meta për koalicion paszgjedhor me PS-në, Hajdaraga tha se "Meta njihet për lëvizje e forta politike. Kjo lëvizje e Metës ishte e pritshme. Megjithatë mbeten për t'u pritur veprimet konkrete të LSI-së", përfundoi Hajdaraga.