Dosjet, Berisha i ashper me Kushtetuesen

“Anetaret e Gjykates Kushtetuese i lejuan vetes te marrin vendim ne konflikt te hapur me kete vendim, Gjykata Kushtetuese dhunoi nje parim te etikes, gjyqesori theu ligjin e saj organik qe nuk i lejon gjykatesi te veprojne ne konflikt interesi. Ne kete vendim kane patur rol kryesor ata qe kane patur probleme te medha me krimet e shkuara. Sot u vendos nje antistandart”, u shpreh Berisha.
Surpriza ne reagimin e kryeministrit nuk kishte as per akuzat kunder kreut te Partise Socialiste, Edi Rama
"Partia Socialiste tregoi se edhe 18 vjet pas nderrimit te vendit eshte e njejta force politike. Prapa ketij vendimi eshte Edi Rama, avokati i krimeve te komunizmit dhe pinjoll i arkivave", u shpreh Berisha.
Por, sic ishte vene re se fundmi, pas deklaratave te forta kundershtuese te faktorit nderkombetar per Ligjin e Lustracionit, ne reagimin e ashper te kryeministrit Berisha, nuk kishte surpriza as per gatishmerine ne zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese.
"Jemi te detyruar per shkak te parimeve te shtetit ligjor qe vendimin ta marrim parasysh. Qeveria nuk mund t’i lejoje vetes te dale mbi gjykates", u shpreh Berisha.