E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ullishtja”, qeveria bën gati koncesionin e parë

Qeveria bën gati koncesionin e parë për ullinjtë, duke startuar kështu nismën e kryeministrit Berisha për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj brenda 4 viteve. Ministri Gjana ka dhënë shpjegime në komisionin parlamentar për kontratën me Agrotal. 

TIRANE- Ministria e Bujqësisë jep koncesionin e parë për ullishtet, duke startuar kështu nismën e kryeministrit Berisha për mbjelljen e 20 milion rrënjë ullinjve në vendin tonë. Në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese ministri Gjana ka dhënë detaje të kontratës me kompaninë Agrotal, e cila do të marrë me koncesion për një periudhë 35-vjeçare një mijë hektarë afër Kavajës. Kontrata parashikon që ullishtja në këtë zonë të ngrihet brenda 7-vitesh dhe prej saj të prodhohen 10 ton ullinj për hektarë.
Ministri Gjana ka deklaruar se ende nuk ka një studim të plotë për nismën e kryeministrit Berisha për të mbjellë 20 milion rrënjë ullinj brenda 4 viteve të ardhshme, pasi studimet ekzistuese janë pjesore. Por sipas tij mbjellja e ullinjve do të jetë këtë vit një ndër prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›