Lac, përplaset ambulanca , vdes foshnja 2 muajshe
LAC- Aksident i trefishtë në autostradën Fushë Kruje-Lac, mesditën e sotme. Një fëmijë dy muajsh i sëmurë që po transportohej me autoambulancë nga Dibra në drejtim të Tiranës ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes së mjetit aumbulancë me dy mjete të tjera.
Vogëlushi 2 muajsh me iniciale S.T, ishte në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe po mbahej në oksigjen, ndërsa mjeti ambulancë udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Tiranës për ti shpëtuar jetën.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e ambulancës, 45 vjecarin Guri Lala si dhe drejtuesin e mjetit Opel me targa të Lezhës, 34 vjecarin Dritan Mekrisvani.
Ndërkaq drejuesi i mjetit të tretë të përfshirë në këtë aksident është dërguar në spitalin e Lezhës. Sokol Ndreka 32 vjec i cili drejtonte mjetin tip benz ka mbetur i dëmtuar rëndë nga aksidenti në autostradë.
Mësohet se për shkak të aksidentit, qarkullimi është paralizuar për rreth 30 minuta, deri në heqjen e mjeteve nga rruga.
(e.n/News24/Balkanweb)