E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, seminar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve si dhe roli i parlamentarëve për parandalimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve, kanë qenë kryefjala e një seminari të iniciuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Të pranishëm ishin përfaqësues të Unionit Ndëparlamentar dhe UNICEF. 

TIRANE- Roli i parlamentarëve për parandalim dhe reagimin ndaj shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve ishte motivi i një seminari, nismë e Kuvendit të Shqipërisë që mblodhi sëbashku në Tiranë dhe përfaqësues të Uninionit Ndërparlamentarë dhe UNICEF-it. E pranishme në këtë aktivitet kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha mes të tjerash se janë pikërisht parlamentarët njerëzit që duhet të tregohen më të vëmendshëm ndaj thirrjeve të fëmijëve shpesh të pazëshme. “Fëmijët kanë të drejtën të nisin bukur jetën dhe të mos përjetojnë një fëmijëri pa fëmijëri” tha mes të tjerash Topalli.
Kryetarja e Kuvendit shtoi më tej se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve ka qën një ndër prioritete e të gjitha qeverive që në fillim të vendosjes së sistemit demokratik. Çështiet që lidhen me krijimin e një ambienti mbrojtës për fëmijët tha kryetarja e Kuvendit kanë qenë në listën e prioriteteve të qeverisë aktuale dhe Kuvendit. Ajo përmendi nënshkrimet gjatë 2005 deri në 2007 të 14 marrëveshjeve konventave për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në fushat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve. Kësaj i ka shërbyer edhe miratimi sëfundmi i strategjisë kombëtare për luftën kundër trafikimit të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre, viktima të trafikimit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›