E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", KE: Ligji do sjelle padrejtesi

Keshilli Europes reagon menjehere pas miratimit nga kuvendi i Shqiperise vetem me votat e maxhorances te ligjit te dosjeve duke meshuar faktit se ky ligj i eshte imponuar parlamentit me nxitim.(UPDATE)

Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes Terry Davis ne nje deklarate te shkurter thote se ligji i ri i lustrimit duket se i është imponuar parlamentit shqiptar me nxitim.

“Mbështetësit e ligjit nuk patën kohën e mjaftueshme që të shpjegojnë pse një ligj i tillë është i nevojshëm pothuajse dy dekada mbas rënies së regjimit komunist. Vetëm faktori kohë krijon arsye për shqetësim që ky ligj do të krijojë më shumë padrejtësi sesa do të korrigjojë. Përsa i përket përmbajtjes së ligjit une do ta bëj të qartë qëndrimin e tij vetëm mbasi ekspertët e Këshillit të Europës të kenë gjithë kohën e mjaftueshme për të analizuar përmbajtjen e ligjit”, u shpreh Davis.
 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›