E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", Topalli: Ligji, i rendesishem

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli gjate nje takimi me zëvendësambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Aleksandër Fin u shpreh se “dje, parlamenti votoi ligjin mbi pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë.

"Parlamenti votoi një ligj të standardeve, model i ligjit çek. Ligji çek është shqyrtuar dhe miratuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese çeke dhe nuk është vënë kurrë në dyshim nga Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut në Strasburg.
Ajo që është kushtetuese për Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut dhe për çekinë, vend anëtar i BE-së, nuk mund të jetë jokushtetues për Shqipërinë që ka kaluar kalvarin më të egër diktatorial. Nuk ka Kushtetutë në vende të lira që mandatet t’i mbajë mbi krimin apo të veshë krimet me imunitet", u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit tha se “ne garantojmë transparencë të plotë në zbatimin e këtij ligji në përputhje me standardet e parashikuara edhe nga Strasburgu.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›