Dosjet, Kushtetuesja "rrezon" Topallin
Rozeta Rapushi
Gjykata Kushtetuese "rrezon" Kuvendin, per ligjin e dosjeve. Ne seancen e djeshme, per shqyrtimin e kerkesave per shpalljen antikushtetuese te ligjit te dosjeve, gjykata hodhi poshte kerkesen e Kuvendit per te hequr pezullimin e ligjit dhe te shprehet nese ka konflikt interesi me shqyrtimin e ceshtjes apo jo. Kryetari i gjykates, Vladimir Kristo rrezoi te gjitha pretendimet e bera nga perfaqesuesi i Kuvendit ne kete gjykate. Sipas tij, Kushtetuesja ka mision te garantoje dhe respektoje Kushtetuten dhe eshte institucioni i vetem kushtetues, qe vendos per pajtueshmerine e ligjit me Kushtetuten. Po keshtu Kristo, shtoi se kjo gjykate i nenshtrohet vetem Kushtetutes dhe asnje ligji tjeter, cilido qofte ai. Me keto fjale, anetaret e gjykates Kushtetuese rrezuan pretendimin e Kuvendit, se anetaret jane ne konflikt interesi ne dhenien e vendimit per kete ceshtje. Nga ana tjeter, anetaret nuk pranuan te heqin pezullimin qe po kjo gjykate i beri ligjit kohe me pare. Shqyrtimi i tre ankesave te bera Partia Socialiste, shoqata e prokuroreve dhe Komitetit Shqiptar te Helsinkit, per te shpallur si antikushtetues ligjin, u shty per ne daten 7 maj. Shtyrja erdhi si pasoje e mungeses se perfaqesuesve socialiste ne mbledhjen e djeshme. Deputetet e selise roze, derguan nje leter, ku kerkonin shtyrjen e seances, pasi perfaqesuesit ligjor te saj ishin jashte shtetit. Me kete kerkese rane dakord, perfaqesuesit e shoqates se prokuroreve dhe KSHH, por jo ato te Kuvendit. Ne emer te ketij institucioni, perfaqesuesi ligjor i Kuvendit kerkoi paraprakisht nga Kushtetuesja qe te shprehej nese ajo kishte apo jo konflikt interesi teksa shqyrtonte kete ceshtje dhe te hiqte masen e pezullimit te ligjit. Me kete kerkese u bashkua dhe Keshilli i Ministrave. Kerkesa te tilla hapen debate ne seancen e djeshme. Shoqata e prokuroreve u shpreh se kushtetuesja ka shqyrtuar ceshtje te tilla, qe e preknin dhe ate vete dhe se ky institucion i nenshtrohet vetem Kushtetutes, se rastet e doreheqjes se gjyqtareve. Kjo gjykate, vendosi nje muaj me pare qe te pezulloje zbatimin e ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Pezullimi u be, per shkak se Kushtetuesja vendosi te prese mendimin qe Komisioni i Venecias do te jape per kete ligj.