Rama: Lufte varferise me punesim

"Ajo qe do te perbeje shtyllen themelore te programit te Partise Socialiste per mbrojtjen dhe kujdesin social, do te jete zevendesimi i ndihmes ekonomike si lemoshe, me ndihmen ekonomike si mundesi reale, si punesim dhe kontribut te drejtperdrejte ne komunitet e ne shoqeri". Kjo eshte deklarata e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vizites se tij ne qytetin e Lacit, ku edhe filloi per here te pare prezantimin e programit te ri qeverises. Kur edhe pak muaj na ndajne nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, situata politike ne seline roze hyn ne nje faze tjeter, ku dhe nisma me e re filluar nga ky subjekt politik ka te beje me prezantimin e programit qeverises. "Ne do t'ju ofrojme shqiptareve bashkejetese sociale dhe kohezion social. Cka do te thote se do te krijojme kushtet qe shqiptaret te kene me shume solidaritet mes njeri-tjetrit ne rrugen drejt suksesit, ku Shqiperia te behet vendi ku punohet dhe jetohet me dinjitet dhe ku perfundimisht njerezit do te ndahen nga varferia e skajshme dhe e perjashtimit social", premtoi Rama gjate shpalosjes se programit perpara qytetareve lacjane. Per seline roze, varferia nuk eshte fat i keq i njerezve, por pasoje e keqqeverisjes. Sipas Rames, varferia nuk eshte bashkudhetare e pashmangshme e ekonomise se tregut, por mungese kushtesh, per te vene ne jete njohurit, shprehite dhe aftesite dhe talentet e njerezve. "Ajo qe dua te theksoj dhe perben dallimin thelbesor mes programit tone dhe rruges tone te re, menyres se si eshte kuptuar dhe trajtuar varferia gjate ketyre 18 vjeteve, qendron ne faktin se ne nuk do t'i matim politikat sociale me rritjen e lemoshes per te varfrit, sic ben qeveria e sotme, ne vijim te keqqeverisjes dhe keqtrajtimit te ketij problemi prej 18 vjetesh, por do t'i matim me numrin e familjeve qe do te nxjerrim nje here e mire nga varferia", beri te ditur Rama kendveshtrimin e programit socialist. Ai premtoi se ne fund te mandatit te tyre te pare, varferia ashtu sic e matim sot, do te pergjysmohet. "Vleresimi yne eshte se varferia reale, eshte rreth 40 % dhe ne zonat malore kalon mbi 50 %. Aktualisht 1 ne 5 shqiptar jeton me me pak se 2 $ ne dite, ndersa 1 ne 10 jeton me me pak se 1 $ ne dite", sqaroi Rama, duke theksuar se, "vetem per te paguar ujin, energjine dhe buken, ne nje muaj, eshte me shume se sa ndihma ekonomike qe i jepet nje familje te varfer". Per kryetarin e partise me te madhe ne opozite, pergjigja e duhur ndaj varferise, nuk eshte lemosha, por punesimi.